Bota

Radikali Paludan djeg përsëri Kuranin: Do ta bëj çdo të premt, derisa Suedia të bashkohet me NATO-n

Por ndryshe nga hera e shkuar, kësaj here ai njoftoi se do të digjte një kopje të librit të shenjtë në javë.

27 Janar 2023, 18:54 Nga k.m.
Radikali Paludan djeg përsëri Kuranin: Do ta bëj çdo
Rasmus Paludan

DANIMARKË- Politikani dhe aktivisti i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan dogji një kopje tjetër të Kuranit, këtë herë pranë një xhamie në lagjen Norrbro të Kopenhagenit.

Por ndryshe nga hera e shkuar, kësaj here ai njoftoi se do të digjte një kopje të librit të shenjtë në javë.

"Unë do të djeg një kopje të Kuranit përpara ambasadës turke në Kopenhagë çdo të premte derisa Suedia të bashkohet me NATO-n,"- tha Paludan, i cili ka shtetësi të dyfishtë suedeze dhe daneze, siç citohet nga agjencia daneze e lajmeve Ritzau. Të shtunën e kaluar ai kishte djegur një kopje të librit të shenjtë përpara ambasadës turke në Stokholm, duke shkaktuar zemërimin e botës myslimane.

Turqia dërgoi një 'lumë' ankesash në drejtim të qeverisë, por ministrat u justifikuan me faktin se Danimarka është një vend demokratik, ku lejohet e drejta e fjalës.

rasmus paludan

Sondazh

Poll