Aktualitet

PANDEMIA/ MSH: 9 persona të infektuar me COVID, të shtruar në spital 2 persona

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 365 testime të kryera, janë shënuar 5 rsate të reja në Tiranë, 2 në Durrës, nga 1 qytetarë në Himarë, Berat.

27 Janar 2023, 19:06 Nga k.m.
PANDEMIA/ MSH: 9 persona të infektuar me COVID, të shtruar në
Foto ilustruese

TIRANË- 9 persona kanë rezultuar të infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 365 testime të kryera, janë shënuar 5 rsate të reja në Tiranë, 2 në Durrës, nga 1 qytetarë në Himarë, Berat. Ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. 

NJOFTIMI I PLOTË:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 365 testime, 9 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 10 të shëruar në 24 orët e fundit

27 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 365 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 9 qytetarë në Bashkitë: 5 në Tiranë, 2 në Durrës, nga 1 qytetarë në Himarë, Berat. Janë 132 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,482 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 365

Testime totale 2,029,621
Raste pozitive 333,210
Raste të shëruara 329,482
Raste Aktive 132
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 107
Fier 12
Vlorë 8
Durrës. 2
Lezhë. 1
Berat. 1
Shkodër 1

ministria e shëndetësisë pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll