Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë, 24-vjeçari përfundon në spital, dy 19-vjeçarët në komisariat

A. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa A. L., dhe J. Ll., janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

27 Janar 2023, 18:32 Nga F.M
Sherr mes të rinjve në Tiranë, 24-vjeçari përfundon
Policia e Tiranës

TIRANË- Një 24-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është konfliktuar fizikisht me dy persona të tjerë, A. L., 19 vjeç, dhe J. Ll., 19 vjeç. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në Kombinat, në rrugën "Llazi Miho". A. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa A. L., dhe J. Ll., janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi: Më datë 27.01.2023, në Kombinat, në rrugën "Llazi Miho", janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, shtetasi A. T., 24 vjeç, me shtetasit A. L., 19 vjeç, dhe J. Ll., 19 vjeç. Si pasojë e konfliktit, shtetasi A. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit A. L., dhe J. Ll., janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

policia e tiranes sherr ne tirane

Sondazh

Poll