Aktualitet

Sot i mori jetën, Xheviti e Shaqiri ishin pjesë e grupit të 'Fyejve të Gramshit', FOTOJA kur vëllezërit performonin në skenë

Fotoja është shkrepur në një prej performancave të tyre, ndërkohë që sot familja Sinani u trondit nga një krim i dyfishtë.

27 Janar 2023, 18:26 Nga F.M
Sot i mori jetën, Xheviti e Shaqiri ishin pjesë e grupit të
Xhevit e Shaqir Sinani

GRAMSH- Në foton që po shikoni duken dy vëllezërit Xhevit e Shaqir Sinani. Ata ishin pjesë e grupit 'Fyejtë e Gramshit' dhe fotoja është shkrepur në një prej performancave të tyre, ndërkohë që sot familja Sinani u trondit nga një krim i dyfishtë. 

Xhevit Sinani vrau këtë pasdite të vëllanë Shaqir Sinani dhe gruan e tij, Zegjine Sinani. Krimin e dyfishtë e kreu me dy sëpata të ndryshme. Fillimisht, i moshuari qëlloi gruan në banesë dhe më pas ndoqi të vëllanë në vreshtat e rrushit dhe e masakroi për vdekje. Ai është arrestuar dhe pritet të merret në pyetje për të zbardhur motivet e krimit. 

shaqir sinani xhevit sinani zegjine sinani krim i dyfishte ne gramsh

Sondazh

Poll