Aktualitet

“Ishte artist i Ansamblit”, flasin fqinjët e viktimave dhe autorit në Gramsh

Fqinjët Sabri dhe Vera Kurti tregojnë se janë tronditur kur mësuan ngjarjen.

27 Janar 2023, 18:30 Nga F.M
“Ishte artist i Ansamblit”, flasin fqinjët e viktimave dhe
Xhevit Sinani

GRAMSH- Fqinjët e familjes Sinani kanë treguar mënyrën se si i njihnin ata autorin e krimit të dyfishtë dhe dy viktimat. Në një rrëfim për EuroNews, fqinjët Sabri dhe Vera Kurti tregojnë se janë tronditur kur mësuan ngjarjen.

"Familja Sinani njihet në zonë si një familje e qetë, pa probleme. Vëllai i autorit ishte artist pasi ka qenë pjesë e Ansamblit të Gramshit. U tronditëm kur mësuan ngjarjen,"- thonë ata.

Xhevit Sinani vrau këtë pasdite të vëllanë Shaqir Sinani dhe gruan e tij, Zegjine Sinani. Krimin e dyfishtë e kreu me dy sëpata të ndryshme. Fillimisht, i moshuari qëlloi gruan në banesë dhe më pas ndoqi të vëllanë në vreshtat e rrushit dhe e masakroi për vdekje. Ai është arrestuar dhe pritet të merret në pyetje për të zbardhur motivet e krimit. 

xhevit sinani krim i dyfishte ne gramsh zegjine sinani shaqir sinani

Sondazh

Poll