Aktualitet

Aksident në Vlorë, makina përplas çiklistin, jashtë rrezikut për jetën 62-vjeçari

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.30, por fatmirësisht i aksidentuari 62-vjeçar ka shpëtuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.

27 Janar 2023, 18:05 Nga k.m.
Aksident në Vlorë, makina përplas çiklistin, jashtë
Foto ilustruese

VLORË- Një aksident ka ndodhur në Vlorë pasditen e sotme, ku një çiklist është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.30, por fatmirësisht i aksidentuari 62-vjeçar ka shpëtuar dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:30, në rrugën “Sadik Zotaj”, shtetasi K. G., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin “Peugeot”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale B. V., 62 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

vlore aksident ne vlore

Sondazh

Poll