Aktualitet

Iu ndalua pensioni? ISSH: Qamile Marrës iu kërkuan mjetet e identifikimit, pasi i solli u nis postieri me paratë

Sot, sipas ISSH-së, postieri i ka dërguar pensionin.

27 Janar 2023, 17:32 Nga F.M
Iu ndalua pensioni? ISSH: Qamile Marrës iu kërkuan mjetet e
Qamile Marra

TIRANË- Institucioni i Sigurimeve Shoqërore pretendon se Qamile Marra, 114-vjeçarja që deklaroi sot se nuk e ka marrë pensionin, është likujduar për muajin dhjetor dhe janar. Në një prononcim për Dosja.al, ISHS shprehet se pensionin e muajit dhjetor ka shkuar ta tërheqë më 10 janar, por i kanë kërkuar dokumentet e nevojshme si kartën e identitetit dhe certifikatën.

E moshuara i ka dërguar dhe lëvizja e parave ka nisur. Sot, sipas ISSH-së, postieri i ka dërguar pensionin.

Qamile Marra është 114 vjeçe. Ajo doli sot në të gjitha mediat dhe deklaroi se i kanë ndaluar dhënien e pensionit me pretendimin se i ka kaluar mosha. Ajo është nga fshati Ferras i Kuçovës dhe familjarët e saj kanë hasur vështirësi në marrjen e pensionit të pleqërisë.

Djali i saj, Hysen Marra, tha për gazetarët se në muajin Janar 2023, nëna e tij nuk e ka marrë dot pensionin mujor prej 7700 lekësh sepse e kanë bërë të vdekur. Sipas tij, familjarët duhet të deklarojnë në zyrat e Gjendjes Civile Kuçovë nëse është gjallë apo jo nëna e tyre çdo fillim viti. Këtë gjë ata thanë se nuk e kanë ditur si procedurë, ndaj nuk u ka shkuar pagesa e pensionit.

institucioni i sigurimeve shoqerore qamile marra

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2023, 16:00 k.m.

Vrau gruan dhe vëllanë, arrestohet autori

Foto ilustruese GRAMSH- Vrau gruan dhe vëllanë, arrestohet autori Xhevit Sinani. Prangosja e tij ka ndodhur disa çaste pas vrasjes së...