Aktualitet

ME VIDEO/ Publikohet për herë të parë audio-regjistrimi i 21 janarit, ç'bisedon Prendi me vartësit: Mbrapa ku rrinë ministrat!

Gazetari Artan Hoxha zbardhi audio-regjistrimet që sipas tij tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër, pasi në bisedë dëgjohet qartë porosia e Prendit për vartësit më 21 janar.

27 Janar 2023, 17:38 Nga F.M
ME VIDEO/ Publikohet për herë të parë audio-regjistrimi i 21
Artan Hoxha

TIRANË- Është publikuar për herë të parë audio-regjistrimi i 21 Janarit që tregon bisedën mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Gazetari Artan Hoxha zbardhi audio-regjistrimet që sipas tij tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër, pasi në bisedë dëgjohet qartë porosia e Prendit për vartësit më 21 janar.

Në këtë audio dëgjohet ndër të tjera:

–Te porta numër 5

–Është prishur porta, po tentojnë të futen brenda

—Dëgjon..

—Dëgjoj…

—Hajde pak tek kolonat

—Mbrapa ku rrinë ministrat

—Largohu..

—Çfarë ka drejtor

—Këtu jam tek kolonat…

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al

artan hoxha pergjimet e 21 janarit

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2023, 16:00 k.m.

Vrau gruan dhe vëllanë, arrestohet autori

Foto ilustruese GRAMSH- Vrau gruan dhe vëllanë, arrestohet autori Xhevit Sinani. Prangosja e tij ka ndodhur disa çaste pas vrasjes së...