Aktualitet

Identifikohet autori i vrasjes së kalit në Kolonjë, 24-vjeçari plagosi dhe një tjetër kafshë, policia e procedon penalisht

Ky i fundit ka vrarë një kalë dhe ka plagosur një tjetër, por e vetmja masë që është marrë ndaj tij, është procedimi penal. 

27 Janar 2023, 17:17 Nga F.M
Identifikohet autori i vrasjes së kalit në Kolonjë,
Kali i vrarë

KOLONJË- Policia ka identifikuar 24-vjeçarin që ka qëlluar për vdekje një kalë në Shelegur të Kolonjës, ngjarje e ndodhur më 26 janar. Në njoftim bëhet me dije se bëhet fjalë për 24-vjeçarin me inicialet O.M.. Ky i fundit ka vrarë një kalë dhe ka plagosur një tjetër, por e vetmja masë që është marrë ndaj tij, është procedimi penal. 

Njoftimi:

Kolonjë/Sqarim. Në lidhje me një rast të publikuar në rrjete sociale, në të cilin shfaqet një kafshë pune (kalë) e vrarë me armë gjahu, ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje, referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. M., 24 vjeç, banues në fshatin Shelegur, Kolonjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, më datë 26.01.2023, gjatë natës, në fshatin Shelegur, ka vrarë me armë gjahu 1 kafshë pune (kalë) dhe ka plagosur 1 tjetër kafshë, te dyja në pronësi të shtetasit J. H. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërive, duke u siguruar reagim të shpejtë dhe të paanshëm, kundrejt shkelësve të ligjit.

policia e kolonjes

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2023, 16:00 k.m.

Vrau gruan dhe vëllanë, arrestohet autori

Foto ilustruese GRAMSH- Vrau gruan dhe vëllanë, arrestohet autori Xhevit Sinani. Prangosja e tij ka ndodhur disa çaste pas vrasjes së...