Aktualitet

Makina merr para biçikletën në Berat, përfundon në spital 40-vjeçari

Pas ngjarjes, i aksidentuari u dërgua në spital për trajtim mjekësor, ndërkohë drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat.

27 Janar 2023, 16:41 Nga k.m.
Makina merr para biçikletën në Berat, përfundon në
Foto ilustruese

BERAT- Një 40-vjeçar në Berat është përplasur nga një makinë gjatë kohës që po lëvizte me një biçikletë. Pas ngjarjes, i aksidentuari u dërgua në spital për trajtim mjekësor, ndërkohë drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat.

“Rreth orës 08:10, në rrugën urbane “Antipatrea”, në lagjen “Çlirim”, shtetasi D. D., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Xh. B., 40 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Xh. B., i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. D., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit,”- thuhet në njoftimin e Policisë.

berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2023, 16:00 k.m.

Vrau gruan dhe vëllanë, arrestohet autori

Foto ilustruese GRAMSH- Vrau gruan dhe vëllanë, arrestohet autori Xhevit Sinani. Prangosja e tij ka ndodhur disa çaste pas vrasjes së...