Aktualitet

Krimi i dyfishtë në Gramsh/ Vrau gruan dhe vëllain e tij, autori 75- vjeçar dyshohet se vuante nga skleroza

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Tërvol.

27 Janar 2023, 16:08 Nga a.l.
Krimi i dyfishtë në Gramsh/ Vrau gruan dhe vëllain e tij, autori
Policia

GRAMSH- Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i dyfsihtë që ka tronditur pasditen e sotme fshatin Tërvol të Gramshit. Mësohet se 75- vjeçari Xhevit Sinani i cili goditi për vdekje me sëpatë gruan e tij Zegjinë Sinanin në banesën ku jetonin dhe vëllain e tij Shaqir Sinanin, dyshohet se vuante nga sëmundja e sklerozës. 

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Tërvol. 75- vjeçari e ka vrarë gruan e tij, Zegjinë Sinani në banesën ku jetonin prej kohësh dhe ishin të martuar. Ndërsa vëllain e tij Shaqir Sinanin e ka ndjekur nëpër vreshta dhe më pas e ka goditur me sëpatë duke e lënë të vdekur. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Pritet të zbardhen detaje pas hetimeve nga policia në vendin e ngjarjes./ Dosja.al

krim i dyfishte ne gramsh

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2023, 16:00 k.m.

Vrau gruan dhe vëllanë, arrestohet autori

Foto ilustruese GRAMSH- Vrau gruan dhe vëllanë, arrestohet autori Xhevit Sinani. Prangosja e tij ka ndodhur disa çaste pas vrasjes së...