Politike

Berisha sulmon Kim: Ka gënjyer në mënyrë të padenjë qeverinë e vet! I besoj vetëm varianteve të zëdhënësit të DASH

Sali Berisha tha se ka komunikime me zyrtarë të lartë në SHBA, por nuk ka përmendur emra.

27 Janar 2023, 13:38 Nga k.m.
Berisha sulmon Kim: Ka gënjyer në mënyrë të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, të cilën e akuzoi me akuzat dhe sulmet ndaj selisë së PD. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se ka komunikime me zyrtarë të lartë në SHBA, por nuk ka përmendur emra.

"Unë i besoj zëdhënësit të Departamentit të Shtetit. E ka stis Edi Rama me Yuri Kim këtë të FBI? Nuk e di. Mbetem të zëdhënësi i Departamentit të Shtetit që thotë se burimet janë gazeta të kontrolluara nga Rama dhe Soros,”- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll