Aktualitet

Dështon sërish përballja e Reçit me Shullazin në gjykatë, i penduari i drejtësisë shfaq probleme shëndetësore

Gjykata e Posaçme caktoi një tjetër gjyqtare, Flora Hajradinaj, por pavarësisht kësaj në nisje të seancës u konstatua mungesa e Luftar Reçit.

27 Janar 2023, 10:11 Nga A.B

Dështon sërish përballja e Reçit me Shullazin në

TIRANË- Dështon për herë të tretë përballja Luftar Reçit, të penduarit të drejtësisë me Emiljano Shullazin dhe grupin me të pandehurit tjerë për vrasjen e Vajdin Lames e Klodian Saliut.

Në dy seancat e mëparshme shkak ishte bërë mungesa e gjyqtares Etleva Deda pasi ndodhet prej ditësh e shtruar në spital.

Gjykata e Posaçme caktoi një tjetër gjyqtare, Flora Hajradinaj, por pavarësisht kësaj në nisje të seancës u konstatua mungesa e Luftar Reçit. Avokati ka deklaruar se gjendja shëndetësore e të pandehurit paraqitet delikate.

Këta persona janë arrestuar për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në 2005. Reçi është bërë shkak për arrestimin e anëtarëve të grupit, me dëshmitë e tij, duke treguar emrat e porositësve, organizatorëve dhe ekzekutuesve të Lames e Saliut. Ndërkohë Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj ndodhen në arrati në lidhje me këto dy vrasje. Ky i fundit u shpall në kërkim vetëm pak ditë më parë në kuadër të operacionit "Komploti" edhe si i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe "Rrumit të Shijakut" në 2019, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku.

luftar reci emiljano shullazi

Sondazh

Poll