Aktualitet

Djali po e kërkonte! Doli për të peshkuar, familjarët gjejnë trupin e pajetë të 78-vjeçarit në bregdetin e Semanit

Familjarët gjetën trupin, rreth 50 metra larg vendit ku i moshuari peshkonte gjithmonë.

27 Janar 2023, 09:40 Nga A.B
Djali po e kërkonte! Doli për të peshkuar, familjarët
Familjaret

FIER- Nasi Xhoxhi, 78-vjeçari peshkatar i cili u zhduk tre ditë më parë është gjetur i pajetë. Xhoxhi, u denoncua nga i biri në Polici, pasi kishte disa ditë që nuk ishte kthyer në banesë. Ai u gjet sot, i mbytur në bregdetin e Semanit.

Ishin familjarët ata të cilët e gjetën trupin, rreth 50 metra larg vendit ku i moshuari peshkonte gjithmonë.

Djali i viktimës, Altin Xhoxhi, një ditë më parë kërkoi ndihmën e palombarëve që të gjejnë të atin e tij.

“Herën e fundit e kam parë rreth orës 16:00. Vij këtu rreth orës 17:00 dhe gjej makinën e hapur dhe nuk konstatoj babanë këtu. E kontaktova në telefon, pashë edhe përqark dhe nuk e gjej. Më pas mora policinë. Pranë makinës gjeta një xhup dhe rrjetat e peshkimit. Policia erdhi bëri detyrën, dua ndihmën nga shteti të vijnë palombarët se këtu ka bunker dhe mund të ketë ngecur brenda. S’ka pasur probleme shëndetësore, por ndoshta mund të ketë pasur arrest kardiak, edhe pse s’ka pasur probleme. Mund të ketë gropë thithëse.”- tha Xhoxhi një ditë më parë.

nasi xhoxhi

Sondazh

Poll