Aktualitet

EMRI- U plagos me thikë në sheshin 'Skëndërbej', identifikohet 29-vjeçari

Duka ka dhënë deklarime kontradiktore dhe jo të plota për grupin hetimor lidhur me rrethanat e ngjarjes.

27 Janar 2023, 09:53 Nga A.B
EMRI- U plagos me thikë në sheshin 'Skëndërbej',
Policia

TIRANË- Olgen Duka është 29-vjeçari i cili u plagos gjatë mesnatës në sheshin 'Skëndërbej'. Ai u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore pasi u dëmtua. Ndërkohë, autori ende nuk është identifikuar.

Raportohet se Duka ka dhënë deklarime kontradiktore dhe jo të plota për grupin hetimor lidhur me rrethanat e ngjarjes. Deklarata e tij nuk e ka ndihmuar policinë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Duke qenë se autori është ende i paidentifikuar dyshimet e policisë janë se 29-vjeçari mund të ketë rënë pre e ndonjë tentative grabitje.

plagosje ne tirane olgen duka

Sondazh

Poll