Aktualitet

Moti i keq në Korçë, ARRSH: Po punohet për pastrimin e akseve rrugore

Me anë të postimi në Facebook, ARRSH shkruan se në akset e Korçës po punohet për pastrimin e rrugëve nga bora.

27 Janar 2023, 09:17 Nga I.A
Moti i keq në Korçë, ARRSH: Po punohet për pastrimin e
Rruga

KORÇË- Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje shoferëve që të mbajnë gomat dimërore si dhe zinxhirët në aksin Korçë-Dardhë. Me anë të postimi në Facebook, ARRSH shkruan se në akset e Korçës po punohet për pastrimin e rrugëve nga bora.

Postimi i Plotë:

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar në Korçë-Dardhë, në Llogara, në Kukës-Ura e Zapodit, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Fierzë, Qafë Bualli-Krastë, ku është punar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

permbytet shqiperia 2023 arrsh

Sondazh

Poll