Aktualitet

Pas Shkodrës dhe Vlorës, zbulohen 31 kamera “spiune” në lagjet e Korçës dhe Pogradecit

Kontrollet po vijojnë edhe në qytetet e tjera të juglindjes dhe nëpër fshatra.

27 Janar 2023, 09:23 Nga A.B
Pas Shkodrës dhe Vlorës, zbulohen 31 kamera “spiune”
Kamera

KORÇË- Zbulohen kamera sigurie në lagje të qyteteve të tjera të Shqipërisë. Pas zbulimit të kamerave në Shkodër dhe në Vlorë, aksioni i Policisë ka vijuar edhe në Korçë dhe në Pogradec. Sipas njoftimit, deri më tani janë zbuluar 31 kamera të vendosura në lagje të ndryshme. Ende nuk dihet se për sa kohë kamerat ishin të vendosura e se kush janë autorët. Policia njofton se shkelësit e ligjit do të ndiqen dhe penalisht. Aktualisht, kontrollet po vijojnë edhe në qytetet e tjera të juglindjes dhe nëpër fshatra.

NJOFTIMI

Në bazë të urdhrit nga drejtoria e përgjithshme e policisë për kontrollet e kamerave, të cilat janë vendosur në mënyrë të jashtëligjshme, edhe drejtoria  vendore e policisë së Korçës është duke identifikuar rastet e shkeljes Deri në këto momente janë hequr 31 kamera në qytetin e Korçës dhe atë të Pogradecit, ku shkelësit e ligjit do të ndiqen dhe penalisht. Kontrollet do të vijojnë edhe në qytetet e tjera të juglindjes dhe nëpër fshatra.

Ky angazhim nga ana e forcave policore vjen pas zbulimit disa ditë më parë të kamerave të sigurisë të vendosura në disa zona të qytetit të Shkodrës, ku u çmontuan kamera spiune në lagje të instaluara nga ‘të fortët’. Policia ka shoqëriuar 5 persona në Komisariatin e Policisë së Shkodrës në kuadër të operacionit "Fijet". Gjatë marrjes në pyetje, asnjëri prej tyre nuk ka ndihmuar hetuesit në zbardhjen e autorëve të vendosjes së kamerave nëpër shtylla dhe hapësira publike, e po ashtu nuk dihet se ku ndodhet serveri kryesor që mban të gjitha pamjet e kapura në disa nga rrugët më të rëndësishme të Shkodrës. Kamerat u zbuluan edhe ditën e djeshme në Vlorë. Autorët mbeten mister./Dosja.al

kamerat ne korce kamerat ne lagje

Sondazh

Poll