Aktualitet

U godit me thikë në sheshin “Skënderbej”, i plagosuri jep deklarime kontradiktore

Deklarata e Dukës nuk e ka ndihmuar policinë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

27 Janar 2023, 09:54 Nga A.B
U godit me thikë në sheshin “Skënderbej”, i plagosuri
Policia

TIRANË- Olgen Duka, 29-vjeçari i cili u plagos gjatë mesnatës në sheshin 'Skëndërbej' ka dhënë deklarime kontradiktore dhe jo të plota për grupin hetimor lidhur me rrethanat e ngjarjes. Deklarata e Dukës nuk e ka ndihmuar policinë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Duke qenë se autori është ende i paidentifikuar dyshimet e policisë janë se 29-vjeçari mund të ketë rënë pre e ndonjë tentative grabitje.

Deri më tani raportohet se gjendja e Dukës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. I riu nuk ka precedent të mëparshëm penal. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush janë autorët e kësaj ngjarje.

olgen duka plagoset olgen duka

Sondazh

Poll