Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos, zbardhet dëshmia e 39-vjeçarit të ndaluar: Isha kalimtar i rastit

15 Shtator 2019, 13:43 Nga DOSJA
Vrasja e Santiago Malkos, zbardhet dëshmia e 39-vjeçarit të

Tiranë- Pas ndalimit pasi dyshohet se mund të jetë bashkëpunëtor në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, 39-vjeçari me iniciale B.T nga Tirana ka deklaruar se ka qenë vetëm një kalimtar i rastit ku ka ndodhur ekzekutimi.

“Kam qenë vetëm kalimtar i rastit, nuk kam lidhje me ngjarjen’, ka deklaruar ai në polici.

Ai u ndalua pas nga kqyrja e kamerave të sigurisë rezultoi se kishte lëvizur disa herë në zonën e ‘Xhamllikut’ në momentin kur u ekzekutua ish-polici. Grupi hetimor dyshon se i ai mund të ketë dijeni mbi autorët që ekzekutuan Malkon në fund të gushtit.

Mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e xhamllikut në Tiranë, u ekzekutua në makinën e tij tip “BMW X5”, Santiago Malko, ish-polic. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. Pas kësaj ngjarje të rëndë, Dosja.al zbuloi skandalin, se Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet santiago malko ndalohet 39-vjeçari për vrasjen e malkos ekzekutohet santiago malko ndalohet 39-vjeçari për vrasjen e malkos

Sondazh

Poll