Aktualitet

16 shtator/ Policia plan masash për fillimin e vitit të ri shkollor: Siguroni fëmijët në makina

15 Shtator 2019, 10:12 Nga DOSJA
16 shtator/ Policia plan masash për fillimin e vitit të ri shkollor:

TIRANË- Nesër nis viti i ri shkollor 2019 – 2020 në të gjithë vendin.

Policia e Shtetit do të zbatojë një plan masash të posaçëm për fillimin e sezonit shkollor 2019-2020.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, organi i garantimit të rendit dhe sigurisë thekson se do të merren masa për kontrollin e trafikut dhe për sigurinë e transportit të fëmijëve deri në moshën 12-vjeç.

Policia u bën apel prindërve se nuk do të ketë tolerime për ata persona që kapen në shkelje të rregullave të transportit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Në prag të nisjes së sezonit të ri shkollor 2019 – 2020, policia rrugore e Tiranës ka hartuar një plan veprimi me detyra specifike, në lidhje me menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave e institucioneve të tjera arsimore, si dhe kontrollin rigoroz të mënyrës së transportit të fëmijëve në moshë jo madhore kryesisht për ata deri ne12 vjeç, për të cilët Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë parashikon përdorimin e sistemeve të fiksimit me qëllim sigurimin e tyre dhe parandalimin e pasojave që mund të vijnë si rezultat i ngjarjeve rrugore.

Duke parë neglizhencën e përdoruesve të mjeteve në raport me rregullat e qarkullimit rrugor që parashikohen për pasagjerët deri në moshen 12 vjeç, si dhe faktin që ditët e para të shkollës shumica e prindërve apo të afërmëve, i dërgojnë fëmijët në shkollë me mjetet e tyre, rrugorët e kryeqytetit apelojnë për kujdes të shtuar dhe zbatimin rigoroz të normave të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, pasi në asnjë rrethanë, për sigurinë e tyre, nuk do ketë tolerancë për drejtuesit e mjeteve apo personat që janë ngarkuar me mbikqyrjen e fëmijëve që nuk i kanë siguruar këta të fundit, sipas parashikimeve të dispozitave ligjore në fuqi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 16 shtator 2019 dita e pare e shkolles policia e tiranes 16 shtator 2019 dita e pare e shkolles policia e tiranes

Sondazh

Poll