Aktualitet

Mbi 200 mijë € fitim/ Shkatërrohet grupi kriminal shqiptaro-grek që transportonte kallashnikovë dhe municione, ku i fshihn

15 Shtator 2019, 09:54 Nga DOSJA
Mbi 200 mijë € fitim/ Shkatërrohet grupi kriminal shqiptaro-grek

SHQIPËRI– Është shkatërruar një grup i strukturual kriminal që merrej me trafikimin e aarmëve nga Shqipëria drejt Greqisë. Sipas policisë greke të paktën 16 persona shqiptarë dhe grekë prej një viti transportonin armë të ndryshmë dhe municione drejt shtetit fqinj.

Deri më tani bëhet me dije se në pranga kanë rënë 6 prej anëtarëve të grupit kriminal e ndërsa 11 të tjerët janë shpallur në kërkim.

16 anëtarët e grupit kriminal të cilët kishin ndërtuar bazën në një kapanon që mbante ushqim kafshësh në Grëqi mësohet të kenë trafikuar 122.566 fishekë dhe 4 armë kallashnikov vetëm vitin e fundit.

Me anë të këtij transporti grupi dyhsohet të ketë fituar 232 mijë euro.

Armët dyshohet se siguroheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin drejt shtetit fqinj me anë të një fuoristrade.

Gjithaashtu dyshohet se këto armatime shkonin edhe në duart e terroristëve, duke bërë që Europol të kërkojë detaje të tjera dhe ka vënë në ngarkim autoritetet greke.

Janë sekuestruar edhe një numër i konsiderueshëm celularësh dhe karta telefonash, me anë të të cilave mundësohej kontakti brenda grupi. Po punohet për të zbardhur personat e tjerë të përfshirë në këtë grup.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet trafiku i armeve shqiperi-greqi trafiku i armeve shqiperi-greqi

Sondazh

Poll