Aktualitet

Gomonia pëson defekt mes detit në Vlorë, si u shpëtuan pasi lëshuan alarmin SOS 5 personat në bord

15 Shtator 2019, 13:01 Nga DOSJA
Gomonia pëson defekt mes detit në Vlorë, si u shpëtuan pasi

VLORË- Mesditën e sotme një gomone me 5 persona në bord pësoi defekt në gjirin e Karaburunit në Vlorë. Mësohet se personat që ndodheshin në bord kanë kërkuar ndihmë duke lëshuar sinjalin SOS. Menjëherë në drejtim të tyre u nisën Policia Kufitare dhe ajo Detare.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mjeti lundrues me flamur shqiptar kishte  një defekt të vogël teknik në motor dhe se personat që ndodhen në të nuk janë në rrezik, pasi u shoqëruan për në portin e Vlorës nga Policia Kufitare.

Po kështu mjetit lundrues iu ka ardhur në ndihmë edhe një jaht privat, i cili ndodhej pranë tyre.

Policia detare njoftoi se në orën 14: 05 mjeti lundrues me flamur shqiptar kishte pësuar defekt në motor. Menjëherë pas kësaj u njoftua Policia Kufitare, e cila kishte dërguar një mjet të shpejtë lundrues për dhënien e ndihmës emergjente. Në orën 14: 35, Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) njoftoi se mjeti lundrues kishte sjellë shëndoshë e mirë 5 anëtarët e bordit të gomones drejt portit të Vlorës.

” Sot rreth ores 14:00 njoftoi QNOD se ne oren 14:05 nje mjet i vogel lundrues me flamur shqiptar, qe ishte duke lundruar ne gjiun e Vlores me 5 persona ne bord, pesoi difekt ne motorr. U njoftua Policia Kufitare e cila kishte derguar nje mjet te shpejt lundrues per dhenien e ndihmes. Ne oren 14:35 njoftoi QNOD se u gjete mjeti i cili kishte avari me njerzit shendosh e mire dhe ju tha asistenca e kerkuar nga ana e Policise Kufitare per shpetimin e njerzeve duke i shoqeruar per ne portin e Vlores.” njoftoi QNOD.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë, një anije turistike mori flakë në gjirin e Karaburunit. Shkak u bë një shkëndijë elektrike në bord. Si pasojë e flakëve, mjeti lundrues “Aqua Marine” u dogj pothuajse plotësisht. Pronari i mjetit lundrues tha se anija nuk kishte probleme teknike, pasi ishte e certifikuar. Policia: Shpëtuam 5 persona.

J.V/A.M/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gomonia mes detit në vlorë gomonia pëson defekt në karaburun shpetohen 5 anetaret e gomones gomonia mes detit në vlorë gomonia pëson defekt në karaburun shpetohen 5 anetaret e gomones

Sondazh

Poll