Aktualitet

Përfshihen nga flakët pyjet në Dibër e Bulqizë, digjen 10 hektarë me pisha, rrezikohen banesat përreth

15 Shtator 2019, 10:33 Nga DOSJA
Përfshihen nga flakët pyjet në Dibër e Bulqizë, digjen

DIBËR-Zjarri i rënë prej tre ditësh ka përfshirë pyjet e Dibrës dhe Bulqizës.Mësohet se sipërfaqja e djegur deri më tani shkon në 10 hektarë.

Zjarri i rënë ka përfshirë masivin pyjor me pisha në fshatin Vlashaj, Lurë në Bashkinë Dibër.

Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi shuarja e zjarrit nga toka është e pamundur.

Ndërsa, vatra tjetër e zjarrit është aktive në Njësinë Administrative Shupenzë. Flakët kanë përfshirë pyjet me dushqe në fshatin Mazhicë. Deri tani besohet se janë djegur rreth 5 hektarë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të instancave pasi vetë e kanë të pamundur shuarjen e zjarrit që poi u afrohet banesave.

Ditët e e fundit vatra zjarri kanë djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe disa zona me ullishte në qarqe të ndryshme të vendit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet diber digjen pyjet ne diber zjarr ne diber zjarret ne shqiperi diber digjen pyjet ne diber zjarr ne diber zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll