Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Ndalohet 39-vjeçari në Tiranë, zbardhet dëshmia: Isha kalimtar i rastit (EMRI+FOTO)

15 Shtator 2019, 13:27 Nga DOSJA
Vrasja e Santiago Malkos/ Ndalohet 39-vjeçari në Tiranë,

Tiranë- Për vrasjen e Santiago Malkos, ish-policit është ndaluar një 39-vjeçar në Tiranë, i cili akuzohet se ka penguar hetimet për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë. Mësohet se është ndaluar 39- vjeçari  Blendi Teta, pasi sipas saj akuzohet se ka penguar zbardhjen e së vërtetës si edhe nuk ka kallëzuar krimin.

39-vjeçari, nga kqyrja e kamerave të sigurisë rezultoi se kishte lëvizur disa herë në zonën e ‘Xhamllikut’ në momentin kur u ekzekutua ish-polici. Kjo ka bërë që ndaj tij të ngrihen dyshime se mund të jetë bashkëpunëtor në vrasje. 39-vjeçari ka dëshmuar në polici se ka qenë një kalimtar i rastit. “Kam qenë vetëm kalimtar i rastit, nuk kam lidhje me ngjarjen”, është shprehur ai.

“Burimet bëjnë me dije se nga hetimet e deritanishme, sektori kundër vrasjeve në Drejtorinë e Tiranës ka ndaluar shtetasin, të cilit i mësohen vetëm inicialet, B.T. 39 vjeçari është nga Tirana dhe dyshohet se ka kryer veprime për të penguar zbardhjen e së vërtetës si edhe nuk ka kallëzuar krimin. Grupi hetimor beson se dëshmia e tij është kyçe për të treguar autoret ose porositësit e ekzekutimit.”, njofton policia.

Mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e xhamllikut në Tiranë, u ekzekutua në makinën e tij tip “BMW X5”, Santiago Malko, ish-polic. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. Pas kësaj ngjarje të rëndë, Dosja.al zbuloi skandalin, se Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet santiago malko ndalohet 39-vjeçari për vrasjen e malkos santiago malko ekzekutohet santiago malko ndalohet 39-vjeçari për vrasjen e malkos santiago malko

Sondazh

Poll