Politike

Miratohen aktet normative, maxhoranca voton PRO, opozita s'merr pjesë në votim

Edhe pse opozita bllokoi foltoren dhe fjalimi i Berishës vijoi live përmes rrjetit të ‘Facebook’, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, vijoi me procedurën e votimit të disa ligjeve.

26 Janar 2023, 11:57 Nga A.B

Miratohen aktet normative, maxhoranca voton PRO, opozita s'merr pjesë

TIRANË- Seanca plenare e Kuvendit përfundoi sot si asnjëherë më parë. Pas debateve të shumta që kulmuan me përjashtimin nga Kuvendi të Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili bashkë me demokratët e tjerë kërkuan që në rend dite të futej çështja “McGanigal”, kjo gjë është refuzuar.

Edhe pse opozita bllokoi foltoren dhe fjalimi i Berishës vijoi live përmes rrjetit të ‘Facebook’, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, vijoi me procedurën e votimit të disa ligjeve brenda një harku kohor prej 10 minutash, duke marrë minimumin me 71 vota. Opozita nuk mori pjesë në votime.

Deputetët demokratë vijuan të mbanin të bllokuar foltoren, ndërsa të tjerë i binin pa pushim tavolinave në shenjë proteste. Ata kërkonin që të diskutohej çështjen më të nxehtë, ajo e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së.

seance plenare 26 janar 2023

Sondazh

Poll

Politike 26 Janar 2023, 11:42 k.m.

Përjashtohet nga Kuvendi Sali Berisha

Sali Berisha TIRANË- Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, ka përjashtuar nga seanca plenare kreun e Partisë Demokratike, Sali Beri...