Politike

Rama nuk është në Kuvend, Berisha bllokon Foltoren: Nuk mund të ketë debat tjetër veç "McGonigal", deri pasnesër këtu jemi. S'ikim!

Sali Berisha u shpreh i vendosur se opozita nuk do të largohet nga Kuvendi pa marrë përgjigjen që donte nga kryeministri Edi Rama. 

26 Janar 2023, 11:29 Nga k.m.
Rama nuk është në Kuvend, Berisha bllokon Foltoren: Nuk mund
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se opozita do të qëndrojë në parlament dhe në sallë duhet të ketë vetëm një debat që ka të bëjë me këtë çështje. Në fjalën e tij nga Foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Berisha u shpreh se Rama duhet të jetë i pranishëm në Kuvend për të debatuar ose të shpallë dorëheqjen dhe të dëshmojë në SHBA. Ndër të tjera në fjalën e tij, Berisha u shpreh i vendosur se opozita nuk do të largohet nga Kuvendi pa marrë përgjigjen që donte nga kryeministri Edi Rama. 

"Këto ditë Shqipëria gjendet në epiqendër të një cikloni që do të poshtëronte çdo vend të madh. Kryeministri, ministra dhe këshilltarë janë të implikuar në një aferë korruptive, në korruptimin e njërit prej njerëzve në SHBA. Prej muajsh një juri ka urdhërua hetimin e çdo mesazhi, çdo takimi, çdo dhuratë-udhëtim e gjithçka tjetër mes McGonigal-Duçkës-Nezës dhe Edi Ramës. Kjo juri e citon në vendimin e saj në mënyrë të përsëritur Edi Ramën. Skandali shpërtheu në arrestimin e McGonigal nga FBI, i cili akuzohet se në raport me kryeministrin e Shqipërisë, ai ka fshehur dhe ka manipuluar e falsifikuar dokumenta. Akuzohet se ky njeri i pafytyrë ka marrë porosi me para nga zyra e kryeministrit shqiptar për të hetuar lobimin e opozitës. Jemi këtu ne, ne qëndrojmë sot edhe deri pasnesër në drekë po deshe ti. Sepse ky kryeministër, ka kryer një krim të shëmtuar. Nuk mund të ketë debat tjetër veç këtij, shqiptarët duhet të marrin vesh të vërtetën, Edi Rama të vijë këtu, ose të shpallë dorëheqjen dhe të dëshmojë në SHBA. Rama ka keqshfrytëzuar një njeri të pakarakter, të pamoral, në vend që ta denonconte në vendin e tij, e ka përdorur kundër opozitës. E ka përdorur për manipulime kundër saj. Kjo ndodh vetëm në Korenë e Veriut. Kjo ndodh vetëm në Maduro të Venezueslës. Nuk mund të ketë në parlament debat tjetër përveç këtij debati. Shqiptarët duhet të marrin vesh të vërtetën. Çfarë kërkoni ju të ndodhë më shumë se kaq. E dini ju se çfarë ishte roli i McGonigal. E dini që Damiani juaj është zëdhënësi kryesor i interesave,"-tha Berisha. 

Kuvendi është përfshirë në debate të forta pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për debat me Ramën në lidhje me hetimin e ish-zyrtarit të FBI-së, charles McGonigal. Opozita kërkoi që kryeministri Edi Rama të shkonte në Kuvend për të dëshmuar dhe për t'ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve, por kërkesa u rrëzua me shumicë votash nga deputetët socialistë.

sali berisha seance plenare 26 janar 2023

Sondazh

Poll