Politike

Përjashtohet nga Kuvendi Sali Berisha

Megjithatë shkoi më kot, pasi Berisha nuk e liroi Foltoren dhe iu përgjigj me: Përjashto veten ti.

26 Janar 2023, 11:42 Nga k.m.
Përjashtohet nga Kuvendi Sali Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, ka përjashtuar nga seanca plenare kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi ky i fundit kishte bllokuar Foltoren. Pasi i kërkoi disa herë që të lironte Foltoren, Nikolla tha: Jepet masa për zotin Sali Berisha; përjashtimin nga seanca plenare.

Megjithatë shkoi më kot, pasi Berisha nuk e liroi Foltoren dhe iu përgjigj me: Përjashto veten ti.

Kuvendi është përfshirë në debate të forta pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për debat me Ramën në lidhje me hetimin e ish-zyrtarit të FBI-së, charles McGonigal. Opozita kërkoi që kryeministri Edi Rama të shkonte në Kuvend për të dëshmuar dhe për t'ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve, por kërkesa u rrëzua me shumicë votash nga deputetët socialistë. 

sali berisha seance plenare 26 janar 2023

Sondazh

Poll