Politike

'Duam Ramën në Kuvend'/ PD kërkon debat për Ramën për McGonigal, Alibeaj: Duhet të japë sqarime, s'bëjmë dot sikur nuk ka ndodhur gjë

Pasi kërkoi fjalën për procedurë, Alibeaj tha se Rama duhet të ishte prezent në sallë, pasi prej ditësh vendi "vlon" e se duhet që të japë sqarime.

26 Janar 2023, 11:24 Nga k.m.
'Duam Ramën në Kuvend'/ PD kërkon debat për
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në seancë për të dhënë sqarime në lidhje me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Pasi kërkoi fjalën për procedurë, Alibeaj tha se Rama duhet të ishte prezent në sallë, pasi prej ditësh vendi "vlon" e se duhet që të japë sqarime. Por kërkesa iu refuzua nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla. 

PJESË NGA BISEDA:

Alibeaj: E kërkova për procedurë fjalën, e dini mirë që anëtarët e këshillit të ministrave kur u kërkohet e kanë për detyrë që të jenë në seancë. Kryeministri sot duhet që të jetë prezentë. Po iu jap justifikimin se përse e bëra një kërkesë të tillë. Nuk bëjmë dot sikur nuk e kuptojmë kur e gjithë bota. Zonja kryetare të lutem...

Nikolla: Jo, mos mu lut fare. Ua dhashë fjalën, kërkesa nuk është për procedurë.

Alibeaj: Rama do të duhet të japë sqarime në parlament, duhet të japë sqarime për çështje të thjeshta.

Nikolla: Tani ju po vijoni dhe kjo nuk është për procedurë e unë do ua përplas fjalën.

Kuvendi është përfshirë në debate të forta pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për debat me Ramën në lidhje me hetimin e ish-zyrtarit të FBI-së, charles McGonigal. Opozita kërkoi që kryeministri Edi Rama të shkonte në Kuvend për të dëshmuar dhe për t'ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve, por kërkesa u rrëzua me shumicë votash nga deputetët socialistë.

enkelejd alibeaj seance plenare 26 janar 2023

Sondazh

Poll