Politike

Takimet me McGonigal, Balla: Ka 0 akuza ndaj Ramës, s'ka kryer asnjë shkelje kriminale

Balla u shpreh se ndaj Ramës nuk ka pasur asnjë akuzë për përfshirje në shkelje kriminale. 

26 Janar 2023, 11:31 Nga A.B
Takimet me McGonigal, Balla: Ka 0 akuza ndaj Ramës, s'ka kryer
Kuvendi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla i doli në mbrojtje kryeministrit Edi Rama për çështjen 'McGonigal'. Balla u shpreh se ndaj Ramës nuk ka pasur asnjë akuzë për përfshirje në shkelje kriminale. 

'Sa i përket kërkesës që u prezantua me dhunë, nuk bazohet në rregulloren e Kuvendit. Kjo është një farsë mediatike për të shmangur atë që po ndodh me lojën ruse në PD. Vjen në një moment që del me faktet e 21 janarit. Çështja që i referohet non grata po hetohet nga drejtësia, kanë përfunduar. Flitet për një mik dhe të zotit Berisha se vijnë nga e njëjta zonë dhe njihen me njëri tjetrin. Drejtësia amerikane ka 0 akuza ndaj Ramës apo ndaj anëtarit të Qeverisë,nuk evidenton asnjë shkelje kriminale. Propozoj rrëzimin me votë të kësaj kërkese.'- tha Balla.

taulant balla seance plenare 26 janar 2023

Sondazh

Poll