Politike

Nuk ikën nga Foltorja, do Ramën në Kuvend/ Berisha: E keni shndërruar Shqipërinë në një kosh

Thirrjeve të Berishës për Ramën, iu bashkua edhe demokrati tjetër Gazment Bardhi. 

26 Janar 2023, 11:36 Nga k.m.
Nuk ikën nga Foltorja, do Ramën në Kuvend/ Berisha: E keni
Sali Berisha

TIRANË- Pas rrëzimit me votë të kërkesës së 16 deputetëve të opozitës për ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend, ndërsa kërkuan praninë e kryeministrit Edi Rama në sallë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është futur live në Facebook. Thirrjeve të Berishës për Ramën, iu bashkua edhe demokrati tjetër Gazment Bardhi. 

PJESË NGA DEBATI NË SALLË: 

Berisha: Turp, mbroni Deripaskën. E keni shndërruar Shqipërinë në një kosh. Ju nuk e kaloni dot kështu. Nuk tërhiqemi sot sepse kemi detyrim për sigurinë kombëtare, kemi detyrim për transparencë të plotë të miqësisë të McGonigal dhe lidhjeve të tij me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën. Rama përdori McGonigal për pushtetin e tij dhe për të rrëzuar opozitën. Përpjekjet tuaja për të shuar zërin e opozitës janë të dështuara, ne nuk largohemi. Si ka mundësi një kryeministri i një vendi partner të korruptohet? Nuk kaloni dot ju sot mbi këtë skandal, shqiptarët presin të vërtetën nga ky parlament. Ju keni frikë nga e vërteta sepse jeni të zhytur.

Gazment Bardhi: Ka një kërkesë nga PD që Edi Rama është kapur në flagrancë duke korruptuar zyrtarë të huaj…

Sali Berisha: Silleni këtu, silleni këtu…

Gazment Bardhi: Të japë dorëheqjen!

Kuvendi është përfshirë në debate të forta pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për debat me Ramën në lidhje me hetimin e ish-zyrtarit të FBI-së, charles McGonigal. Opozita kërkoi që kryeministri Edi Rama të shkonte në Kuvend për të dëshmuar dhe për t'ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve, por kërkesa u rrëzua me shumicë votash nga deputetët socialistë.

sali berisha seance plenare 26 janar 2023

Sondazh

Poll