Politike

KAOS në Kuvend/ Berisha përjashtohet, deputetët e PD 'bllokojnë' foltoren, i bien tavolinave, ministret raportojnë

Deputetët e Partisë Demokratike u revoltuan pas vendimit të Nikollës, duke i rënë tavolinave të tyre me grusht. 

26 Janar 2023, 11:42 Nga A.B
KAOS në Kuvend/ Berisha përjashtohet, deputetët e PD
Kuvendi

TIRANË- Tensione, zhurmë dhe ofendime. Kështu u zhvillua seanca e sotme plenare. Mungesa e kryeministrit Edi Rama shkaktoi revoltë te opozita e cila e kërkonte për të dhënë sqarime për përfshirjen për çështjen "McGonigal". 

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca kreun e PD-së, Sali Berishën. Ky i fundit nuk iu bind kërkesës së saj për t'u larguar nga Foltorja, të cilën e bllokoi që në nisje të seancës. Deputetët e Partisë Demokratike u revoltuan pas vendimit të Nikollës, duke i rënë tavolinave të tyre me grusht. 

Ndërkohë që gjithë ky kaos vijonte, ministret raportonin nga vendi i tyre. 

seance plenare 26 janar 2023

Sondazh

Poll

Politike 26 Janar 2023, 11:42 k.m.

Përjashtohet nga Kuvendi Sali Berisha

Sali Berisha TIRANË- Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, ka përjashtuar nga seanca plenare kreun e Partisë Demokratike, Sali Beri...