Politike

'Nuk e kam kushëri, nuk e njoh'/ I përfshirë në çështjen 'McGonigal', publikohet fotoja e Berishës me Agron Nezën

Fotoja daton në vitin 2000 në zyrën e Berishës pas një takimi që kanë patur të dy.

25 Janar 2023, 14:51 Nga A.B
'Nuk e kam kushëri, nuk e njoh'/ I përfshirë në
Agron Neza dhe Sali Berisha

TIRANË- Mediat kanë bërë publike ditën e sotme një foto të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berishës me Agron Nezën. 

'Hashtag' publikoi foton e cila daton në vitin 2000 në zyrën e Berishës pas një takimi që kanë patur të dy. Sot kreu i PD-së deklaroi se nuk e njeh Agron Nezën, tropojanin i cili ka qenë pjesë e strukturave të sigurisë në fund të viteve 80-të dhe fillim të viteve 90-të. 

“Unë nuk e kam kushëri, e dyta nuk e njoh, njoh të tjerë por atë jo, e treta ai ka punuar ne qytete te ndryshme”, – citohet të jetë shprehur sot Berisha.

Neza është emri i cili përflitet për lidhje me ish-shefin e FBI-së Charles McGonigal.

Ishte pikërisht kyedemokrati Berisha ai i cili bëri të ditur dje se kush ishin dy personat që shfaqen në të gjithë dosjen prej 16 faqesh ku zbërthehen shkeljet e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, udhëtojnë me ish-agjentin, ndërmjetësojnë takimet e tij me kryeministrin Edi Rama. Berisha deklaroi se ishin Agron Neza dhe Dorian Duçka.

Neza në dosje del pikërisht si njeriu që dorëzon 225 mijë dollarët në duart e McGoningal, të ndara në tre pjesë, dy herë nga 80 mijë dollarë dhe një herë 65 mijë dollarë. Kurse roli i Duçkës ishte kalimi i ifnormacioneve. Paratë dhe informatat do të shërbenin që McGonigal të ndikonte që FBI-ja ku punonte të hetonte njeriun që po lobonte për PD-në në SHBA. 

sali berisha agron neza charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll