Politike

Berisha: McGonigal ka bërë 6 udhëtime në Shqipëri, ka bërë takime me Ardi Veliun, Neza e shoqëronte edhe në tualet

Sali Berisha tha se këto takime janë kryer dhe me Ardi Velin, me shefin e Shërbimeve dhe kupolën e Policisë.

25 Janar 2023, 14:03 Nga k.m.
Berisha: McGonigal ka bërë 6 udhëtime në Shqipëri, ka
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për takime të fshehta dhe me pagesa me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI. Në fjalën e tij, Berisha tha se këto takime janë kryer dhe me Ardi Velin, me shefin e Shërbimeve dhe kupolën e Policisë.

"Edi Rama është bashkëautor në këtë krim të shëmtuar. McGonigal ka bërë 6 udhëtime në Shqipëri, ka bërë takime me Ardi Veliun me shefin e shërbimeve, me kupolën e Policisë etj. Thuhet se i ka bërë me udhëtime të fshehta. E paimagjinueshme. Që të gjitha duke mos deklaruar oficerin e regjimit, që e shoqëronte edhe në tualet kishte rrezik. Agron Nezën. Askërkund nuk e tregonte, krijonte dhe merrte shuma, 225 mijë dollarë prej tij, por firmoste dhe marrëveshje. Krijonte ndërmarrje që të shvaste edhe 500 mijë euro në Bosnje. Këta Edi Rama me Agron Nezën dhe Duçkën bënë gjithçka që t'i japin këtij njeriu çdo mundësi që të shkelmojë rregullat dhe kodin e institucionit të tij," - tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll