Politike

Betohet përpara Presidentit gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj

Presidenti Begaj i uroi suksese Zaçajt në detyrën e re.

25 Janar 2023, 13:38 Nga A.B

Betohet përpara Presidentit gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta

TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua në Presidencë ceremonia e betimit e anëtarës së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të saj nga Gjykata e Lartë, gjyqtarja Holta Zaçaj bëri betimin: “Gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.”

Betohet përpara Presidentit gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta
 
Presidenti Begaj i uroi suksese Zaçajt në detyrën e re.

Zaçaj do të zëvendësojë Vitore Tushën në Gjykatën Kushtetuese. Ajo mori gjashtë vota bashkë me kandidaten tjetër, Elsa Miho, ndërsa tre vota u shpallën të pavleshme. 

holta zaçaj

Sondazh

Poll