Politike

Meta përshëndet marrëveshjen PD-PBDNJ: Fund monizmit në pushtetin vendor

Meta e quan një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin dhe bashkimin e opozitës për fitoren e 14 majit.

25 Janar 2023, 11:56 Nga A.B
Meta përshëndet marrëveshjen PD-PBDNJ: Fund monizmit në
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e firmosur ditën e sotme midis Partisë Demokratike dhe PBDNJ-së. Meta e quan një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin dhe bashkimin e opozitës për fitoren e 14 majit. Kreu i PL-së e quan këtë hap të rëndësishëm për ti dhënë fund monizmit në pushtetin vendor.

POSTIMI I METËS:

Përshëndesim marrëveshjen e sapo nënshkruar midis Partisë Demokratike dhe PBDNJ, si një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe bashkimit të opozitës për Fitoren e Ndryshimit në 14 Maj, për t’i dhënë fund monizmit në pushtetin vendor dhe rivendosur Llogaridhënien dhe kontrollin e qytetarëve!

Ditën e sotme, Partia Demokratike dhe PBDNJ firmosën marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet vendore të 14 majit. Partia Demokratike i ka lënë tre zona te lira PBDNj në jug, në bashkinë Himarë Finiq dhe Dropull. 

ilir meta

Sondazh

Poll