Politike

Pse po hesht ambasadorja Yuri Kim? Berisha s'e kursen: Dihet qëndrimi im ndaj saj, të dalë e të sqarojë deklaratat e saj

Ndërsa të gjithë aktivitetetin e saj në Shqipëri, Berisha tha se ia lë në dorë drejtësisë në SHBA për të hetuar

25 Janar 2023, 11:47 Nga k.m.
Pse po hesht ambasadorja Yuri Kim? Berisha s'e kursen: Dihet qëndrimi
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar që ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim të dalë dhe të komentojë çështjen e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal në dosjen e të cilit përmendet edhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se vetë ambasadorja ka përmendur një hetim të FBI në Shqipëri, ndaj dhe tani duhet që të dalë të sqarojë.

Ndërsa të gjithë aktivitetetin e saj në Shqipëri, Berisha tha se ia lë në dorë drejtësisë në SHBA për të hetuar. 

Si e komentoni heshtjen e ambasadores Kim në Tiranë?

Berisha: Hetimi do të jetë kompleks. Oleg Deripaska ka arritur gjer në statusin e investitorit strategjik në Shqipëri. Kjo është e vërteta. Përveç të tjerash gjithçka do të hetohet. Dhe këtu ne nuk heqim dorë. Lidhur m e zonjën Kim, dihet botërisht qëndrimi im ndaj saj dhe i saj ndaj meje. Nuk mund të them se cili është roli i saj në aferën Rama-McGonigal, i takon drejtësisë në SHBA të bëjë hetimin e përgjithshëm. Ka vetëm një deklaratë, të cilën nëse u kujtohet, unë i jam përgjigjur flakë për flakë. Në një nga intervistat e saj, ajo shprehet se ka bërë hetime edhe FBI. Në këtë intervistë, ajo tha atë që DASH nuk e ka thënë kurrë. Tani që del lobimi i McGonigal, tani e din ajo nëse e përdori për të mbuluar gënjeshtrat e saj ndaj qeverisë amerikane për personin tim, unë ia la për hetim drejtësisë së SHBA. Ajo është qytetare e atij vendi mik dhe ata do e shqyrtojnë këtë punë.

sali berisha sali berisha 25 janar 2023

Sondazh

Poll