Politike

"Mafia shqiptare, ndër më të rrezikshmet e botës'/ Berisha THIRRJE Ramës: S'e bën dot më strucin, jep dorëheqjen!

Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama nuk mund të bëjë më asnjë hap për të shpëtuar veten.

25 Janar 2023, 11:52 Nga k.m.
"Mafia shqiptare, ndër më të rrezikshmet e botës'/
Sali Berisha

TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon dorëheqje nga kundërshtari i tij politik, Edi Rama. Në fjalën e tij gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se kryeministri Edi Rama nuk mund të bëjë më asnjë hap për të shpëtuar veten.

"Rama është në panik, e kupton që ka nisur count-down. Foli për Big Brother, por e di që mediat e botës po çahen. Është afera që ka lënë pas çdo problem tjetër në mediat e botës. Nuk është pak ai, Rama nuk bën dot strucin më, të japë dorëheqjen. E shpëtuan njëherë me Bilalin, janë dy qytetarë amerikanë të dënuar për foton që bëri me Obamën. Ramën e kursyen si kryeministër. Tani ai ka bërë një akt që kurrë një vend partner nuk e bënte ndaj tjetrit dhe të dalë para drejtësisë, Duçka që ta dini ju është ish-drejtori i një konglomerati për 4 vite. A ju kujtohet një avion i gjatë që merrte Ramën, Tiranë-Kinë. Hipte dhe Olsi mbrapa. Atë e sillte kompania e Duçkës që ta dini ju. Është një hetim intensiv në SHBA dhe Duçka është një nga mafiozët më të rrezikshëm sot. Këto ngjarje tregojnë se mafia shqiptare është ndër më të rrezikshmet e botës,"-tha Berisha.

sali berisha sali berisha 25 janar 2023

Sondazh

Poll