Politike

'Asfaltoi 4 herë rrugën “Tefta Tashko Koço”/ Blushi: Kryehajduti Veliaj përdori 350 milionë euro buxhet për të mbushur xhepat

Tedi Blushi deklaron se fondet që duhet të shkonin për të asfaltuar rrugët shkojnë në xhepat e Veliajt dhe klientëve të tij. 

25 Janar 2023, 13:55 Nga A.B
'Asfaltoi 4 herë rrugën “Tefta Tashko Koço”/
Postimet

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi denoncoi ditën e sotme gjendjen e rënduar të rrugëve në Bashkinë e Tiranës. Përmes një video të shpërndarë në rrjetin social 'Facebook', kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta transmeton pamjet e rrugëve të Tiranës. Blushi thotë se kryebashkiaku Erion Veliaj asfaltoi 4 herë rrugën “Tefta Tashko Koço”, në Njësinë Bashkiake Nr.2 mirëpo rruga është ende e degraduar. Sipas tyre, fondet që duhet të shkonin për të asfaltuar rrugët shkojnë në xhepat e Veliajt dhe klientëve të tij. 

“Në pesë muajt e fundit, Erion Veliaj e asfaltoi katër herë Rrugën “Tefta Tashko Koço”, në Njësinë Bashkiake Nr.2. Por gjendja reale e kësaj rruge, pas katër asfalteve dhe ndërhyrjeve në rrjetin e kanalizimeve rezulton më e degraduar se kurrë. Cilësia shumë e dobët e investimeve dhe standardet e punimeve që lenë për të dëshiruar janë dëshmi e qartë se fondet publike dhe taksat e banorëve të kësaj lagjeje që duhet të shkonin për përmirësimin e infrastrukturës në Rrugën “Tefta Tashko Koço” janë keqpërdorur barbarisht dhe kanë përfunduar në xhepin e Erion Veliaj dhe klientëve të tij.

Katër asfaltet e hedhura në këtë rrugë, janë mirëfillti katër vjedhje të taksave të banorëve të Njësisë 2, të cilët rrugën me standarde dhe kanale kullimi e shohin vetëm në fotot me filtra të propagandës së Erion Veliajt, por jo në realitetin e hidhur që prekin çdo ditë. Rrugët e ndershme nuk kanë nevojë as për katër investime, as për katër inagurime dhe as për katër kronika televizive, por vetëm për një investim të ndershëm, që nuk vidhet por që jeton për të paktën katër dekada. Infrastruktura e bërë copash në rrugët dhe rrugicat e Tiranës, që kanë gllabëruar miliona lekë por kanë mbetur po njësoj, tregon dështimin e plotë të Bashkisë së Tiranës për përmirësimin e kushteve të banorëve dhe administrimit të fondeve publike. Të përdorësh 350 milion euro buxhet vjetor për të mbushur xhepat dhe jo gropat e rrugëve të lëna rrugëve do të thotë se për tetë vite Kryehajduti Erion Veliaj mendoi si të pasurohej për vete dhe jo se si të përmirësonte infrastrukturën dhe cilësinë e jetesës në komunitet të qytetarëve të Tiranës.

Ndaj 14 Maji është dita për të ndëshkuar masivisht me votë Kryehajdutin dhe Kryemashtruesin e Tiranës!”- shprehet Blushi.

tedi blushi erion veliaj

Sondazh

Poll