Politike

DOSJA/ Mori para të ndara në dy pjesë, zbardhen takimet e mikut të Ramës në rezidencën në Nju Xhersi

Ky i fundit, sipas dosjes së siguruar nga Dosja.al një shqiptar, i natyralizuar si shtetas amerikan dhe banues në Nju Xhersi i ka dhënë njëherë 80 mijë dollar dhe herën e dytë 65 mijë dollar.

24 Janar 2023, 16:29 Nga F.M
DOSJA/ Mori para të ndara në dy pjesë, zbardhen takimet e mikut
Charles McGonigal

TIRANË- Charles McGonigal, ish-agjenti i FBI-së që është vënë nën hetim nga drejtësia amerikane dhe rezultoi mik me kryeministrin Edi Rama ka marrë dy herë para nga një person që në dosje identifikohet si ‘Personi A’, i cili ka qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë. Ky i fundit, sipas dosjes së siguruar nga Dosja.al një shqiptar, i natyralizuar si shtetas amerikan dhe banues në Nju Xhersi i ka dhënë njëherë 80 mijë dollar dhe herën e dytë 65 mijë dollar. Takimi u zhvillua në një rezidencë që Personi A ka në Nju Xhersi.

Pjesë nga dosja:

Më 5 tetor 2017, jashtë një restoranti, në një makinë të parkuar në qytetin e Nju Jorkut, i pandehuri McGonigal mori afërsisht 80,000 dollarë nga Personi A. Në vjeshtën e vitit 2017, në rezidencën e Personit A në Nju Xhersi, i pandehuri McGonigal mori edhe dy herë të tjera para të gatshme nga Personi A, në shumën rreth 80,000 dhe 65,000 dollarë. i pandehuri McGonigal i kishte treguar personit A se paratë do të ktheheshin.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në New York, përfshirë këtu udhëtimet në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë. Në dosje është përdorur një ‘fjalorth’ i vogël për të identifikuar të përfshirët. Më konkretisht:

‘Personi A’ përfaqëson një shqiptar, të lindur në Shqipëri, por të natyralizuar si shtetas amerikan dhe banues në Nju Xhersi. ‘Personi A’ kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë.

‘Kompania A’ është një organizatë biznesi në Delaware e regjistruar nga Personi A në janar 2018.

‘Personi B’ është shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez. Personi B vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, duke mbajtur një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin.

‘Personi C’ është shtetas i Bosnjë-Hercegovinës dhe këshilltar i një anëtari boshnjak të Presidencës. Personi C gjithashtu ka qenë ministër i mbrojtjes i Bosnjës.

‘Personi D’ është shtetas i Bosnje-Hercegovinës dhe themelues e Drejtor i Përgjithshëm i një kompanie farmaceutike me bazë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Për mediat e huaja, Personi A dhe Personi B nuk kanë emra, por kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pretendon se janë Dorian Duçka dhe Agron Neza. 

charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll