Politike

Dikush donte ta vriste! Biznesmeni e politikani shqiptar i kërkoi ish-agjentit mik me Ramën që t’i zbardhte çështjen, udhëtimi i posaçëm

Biznesmeni e politikani shqiptar ka kërkuar që McGonigal të hetojë një komplot të përgatitur ndaj tij, pasi pretendonte se dikush donte ta vriste.

24 Janar 2023, 16:12 Nga F.M
Dikush donte ta vriste! Biznesmeni e politikani shqiptar i kërkoi
Charles McGonigal

TIRANË- Charles McGonigal, ish-agjenti i FBI-së që është vënë nën akuzë nga drejtësia amerikan dhe rezultoi mik me kryeministrin Edi Rama, ka zhvilluar takim dhe me njhë biznesmen e politikan shqiptar. Takimi është zhvilluar në vitin 2017. Në dosjen e siguruar nga Dosja.al thuhet se ndërmjetës në këtë takim ka qenë një person që në dosje identifikohet si ‘Personi A’, i cili ka qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë.

Biznesmeni e politikani shqiptar ka kërkuar që McGonigal të hetojë një komplot të përgatitur ndaj tij, pasi pretendonte se dikush donte ta vriste.

Pjesë nga dosja:

Në shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u prezantua nga Personi A me një biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i tha të pandehurit McGonigal se donte që dikush të hetonte një komplot të dyshuar për të vrarë biznesmenin dhe politikanin shqiptar.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në New York, përfshirë këtu udhëtimet në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë. Në dosje është përdorur një ‘fjalorth’ i vogël për të identifikuar të përfshirët. Më konkretisht:

‘Personi A’ përfaqëson një shqiptar, të lindur në Shqipëri, por të natyralizuar si shtetas amerikan dhe banues në Nju Xhersi. ‘Personi A’ kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë.

‘Kompania A’ është një organizatë biznesi në Delaware e regjistruar nga Personi A në janar 2018.

‘Personi B’ është shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez. Personi B vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, duke mbajtur një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin.

‘Personi C’ është shtetas i Bosnjë-Hercegovinës dhe këshilltar i një anëtari boshnjak të Presidencës. Personi C gjithashtu ka qenë ministër i mbrojtjes i Bosnjës.

‘Personi D’ është shtetas i Bosnje-Hercegovinës dhe themelues e Drejtor i Përgjithshëm i një kompanie farmaceutike me bazë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Për mediat e huaja, Personi A dhe Personi B nuk kanë emra, por kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pretendon se janë Dorian Duçka dhe Agron Neza. 

charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll