Politike

Hetimi për vrasjen! McGonigal takoi sërish biznesmenin e politikanin shqiptar, në lojë u fut dhe një prokuror i Departamentit të Drejtësisë

Përkthyes ishte një person që në dosje identifikohet si ‘Personi A’, i cili ka qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë.

24 Janar 2023, 17:00 Nga F.M
Hetimi për vrasjen! McGonigal takoi sërish biznesmenin e politikanin
Ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal

TIRANË- Ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal ka vijuar me hetimin që iu la porosi nga një biznesmen e politikan shqiptar, i cili pretendonte se ishte thurur një komplot për ta vrarë. Në dosjen e siguruar nga Dosja.al bëhet me dije se në lojë është futur dhe një prokuror i Departamentit të Drejtësisë. McGonigal dhe Prokurori kanë intervistuar biznesmenin më 18 nëntor të vitit 2017. Përkthyes ishte një person që në dosje identifikohet si ‘Personi A’, i cili ka qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë.

Pjesë nga dosja:

Më 18 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal dhe një prokuror i Departamentit të Drejtësisë intervistuan të njëjtin biznesmen shqiptar dhe politikani i pandehur McGonigal që kishte takuar gjatë udhëtimit të tij në shtator 2017. Personi A mori pjesë në intervistë si përkthyes. Asnjë dokument që autorizonte ose financonte shërbimet e interpretimit nuk iu dorëzua FBI-së nga i pandehuri McGonigal. FBI nuk ka të dhëna zyrtare të intervistës.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në New York, përfshirë këtu udhëtimet në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë. Në dosje është përdorur një ‘fjalorth’ i vogël për të identifikuar të përfshirët. Më konkretisht:

‘Personi A’ përfaqëson një shqiptar, të lindur në Shqipëri, por të natyralizuar si shtetas amerikan dhe banues në Nju Xhersi. ‘Personi A’ kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë.

‘Kompania A’ është një organizatë biznesi në Delaware e regjistruar nga Personi A në janar 2018.

‘Personi B’ është shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez. Personi B vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, duke mbajtur një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin.

‘Personi C’ është shtetas i Bosnjë-Hercegovinës dhe këshilltar i një anëtari boshnjak të Presidencës. Personi C gjithashtu ka qenë ministër i mbrojtjes i Bosnjës.

‘Personi D’ është shtetas i Bosnje-Hercegovinës dhe themelues e Drejtor i Përgjithshëm i një kompanie farmaceutike me bazë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Për mediat e huaja, Personi A dhe Personi B nuk kanë emra, por kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pretendon se janë Dorian Duçka dhe Agron Neza. 

arrestohet charles mcgonigal charles mcgonigal

Sondazh

Poll