Aktualitet

FOTO- VIDEO/ 'Mu afruan si miq'/ 40-vjeçari qëllohet 27 herë me thikë në mes të ditës në një lokal në Bllok

40-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.

24 Janar 2023, 10:43 Nga A.B
FOTO- VIDEO/ 'Mu afruan si miq'/ 40-vjeçari qëllohet 27
Personi i lenduar

TIRANË- Sulmohet 40-vjeçari në 'Bllok'. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë brenda clubit të njohur "De Ch...." që ndodhen në Bllok. 'Balkanweb' ka ndarë fotot dhe pamjet ku një 41-vjeçar është masakruar me thikë duke u qëlluar 27 herë nga dy persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të drekës të së shtunës, ku 41-vjeçari E.Dorzi është qëlluar disa herë me thikë. 40-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.

FOTO- VIDEO/ 'Mu afruan si miq'/ 40-vjeçari qëllohet 27

Familjarët kanë bërë kallëzim në komisariatin 2 të policisë, janë dhënë deklaratat në polici. Sipas të plagosurit dy persona i janë afruar në tavolinë si miq dhe më pas e kanë qëlluar me thikë.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe 41 vjeçari deklaron se nuk ka konflikt me njeri. Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me asnjë njoftim në media.

qellohet me thike 41 vjecari ne bllok sulm ne bllok

Sondazh

Poll