Politike

PL nxjerr pamjet nga Tirana: Vjosa në kryeqytet, njerëzit do shkojnë me kanoe në shtëpi

Me ironi, ai e quan rrugën ‘Vjosa’, referuar përmbytjeve dhe pamundësive për të kaluar këmbësorët.

23 Janar 2023, 23:48 Nga F.M
PL nxjerr pamjet nga Tirana: Vjosa në kryeqytet, njerëzit do
Tiranë

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar video nga rrugët e përmbytura të Tiranës. Në një postim në Facebook, Blushi shkruan se në 8 vite bashkia nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturë. Me ironi, ai e quan rrugën ‘Vjosa’, referuar përmbytjeve dhe pamundësive për të kaluar këmbësorët.

Postimi: "VJOSA" KA ARDHUR NË MES TË TIRANËS!
PREMTIMET E ERION VELIAJ I MORI LUMI!
Sonte në mbrëmje në Rrugën "Vjosa" tek Njësia Bashkiake Nr.9, vetëm 7 minuta në këmbë nga Sheshi "Skënderbej".
Siç e ka emrin rruga, po ashtu është edhe gjendja e saj. Më mirë mund të përkufizohet si lumë dhe jo si rrugë. Prej tetë vitesh zero investim në infrastrukturë nga Bashkia e Tiranës.
Premtimet e Veliaj për rrugë të asfaltuar i mori lumi. Banorët duhet të përdorin kanoet për të hyrë në shtëpitë e tyre.
Ndaj më 14 Maj qytetarët do ta ndëshkojnë masivisht me votë Kryehajdutin dhe Kryemashtruesin e Tiranës!

tedi blushi

Sondazh

Poll