Politike

'Dua shpërndarje nga të gjithë'/ Boçi publikon mesazhet e punonjësve të Bashkisë Elbasan: Orekset politike të pushtetit! Për problemet e qytetarëve asnjë LIKE

Në foton e publikuar në rrjetin social facebook, shihet një bisedë në grup mes punonjësve ku njëri prej tyre u drejtohet të tjerëve që të shpërndajnë linkun dhe të aprovojnë, nëse e kanë bërë ose jo.

23 Janar 2023, 21:06 Nga a.l
'Dua shpërndarje nga të gjithë'/ Boçi publikon
Luçiano Boçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luçano Boçi ka publikuar disa mesazhe që vijnë nga punonjësit e Bashkisë në Elbasan. Në foton e publikuar në rrjetin social facebook, shihet një bisedë në grup mes punonjësve ku njëri prej tyre u drejtohet të tjerëve që të shpërndajnë linkun dhe të aprovojnë, nëse e kanë bërë ose jo. Deputeti demokrat e komenton këtë bisedë si poshtëruese për punonjësit të cilët sipas tij bien pre e orekseve momentale të qeverisë për të shpërndarë në facebook. Ndërsa shton se për problemet e qytetarëve jo vetëm që nuk jepet zgjidhje, por harrohen LIKE-t, SHARE-T. 

'Ja si poshtërohen punonjësit e Bashkisë Elbasan për të bërë shpërndarjet e orekseve momentale politike të pushtetit në FCB. Ndërsa për problemet e qytetarëve s’ka as SHARE, as LIKE, se për zgjidhje as që bëhet fjalë', shkruan Luçiano Boçi. 

luciano boci

Sondazh

Poll