Politike

Veliaj i përuroi në tetor, studentët: Konviktet e Universitetit Bujqësor s’kanë as ujë e as drita

Përveç mungesës së dusheve dhe ujit të ngrohtë, një tjetër problematikë me të cilën hasen studentet është edhe mungesa e energjisë elektrike për shkak të linjave të dobëta.

23 Janar 2023, 19:17 Nga F.M
Veliaj i përuroi në tetor, studentët: Konviktet e Universitetit
Konviktet

TIRANË- Studentët që jetojnë në godinat e Konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës nuk kanë as ujë të ngrohtë brenda. Syri TV ka publikuar një audio-denoncim të bërë nga një student, i cili thotë se drejtoresha e Konvikteve nuk pret ankesat e tyre, dhe i vetmi kontakt që kanë është me përgjegjësen e godinave, e cila u thotë se presin zgjidhje nga Bashkia Tiranë.

Përveç mungesës së dusheve dhe ujit të ngrohtë, një tjetër problematikë me të cilën hasen studentet është edhe mungesa e energjisë elektrike për shkak të linjave të dobëta.

Problem mbetet edhe fakti që studentët janë futur në godinat e rindërtuara, por e gjithë zona vijon të jetë një kantier ndërtimi.

Vetë kryebashkiaku Erion Veliaj u premtoi kushte moderne, por sot studentët nuk kanë as kushtet më minimale. Në muajin tetor Erion Veliaj përuroi konviktet e reja të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

erion veliaj universiteti bujqesor bashkia tirane

Sondazh

Poll