23 Janar 2023, 21:43
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama është nën hetim nga autoritetet amerikane pas arrestimit të ish-agjentit të FBI Charles McGonigal, i cili akuzohet se ka ndihmuar një oligark rus dhe ka marrë ryshfet nga një person në Shqipëri. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Berisha thotë se eksponenti i arrestuar i FBI-së është këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Berisha shprehet se që në shtator të vitit të kaluar, juria kishte urdhëruar të hetohej çdo lidhje, pagesë, e-mail, mesazh e telefonatat e tij me Edi Ramën.
Ish-agjenti kryesor i FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, miku i kryeministrit Edi Rama është vënë në pranga bashkë me një ish-diplomat rus, Sergey Shestakov, 69 vjeç, pasi akuzohen për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë. Mediat shkruajnë se pas largimit nga FBI, McGonigal u përpoq të ndihmonte oligarkun Oleg Deripaska në mënyrë që ta linte jashtë listës së të sanksionuarve. Prokurorët në Gjykatën federale në Uashington kanë dalë në përfundimin se McGonigal ka pranuar dhe ka marrë 225 mijë dollarë cash gjatë kohës që punonte në FBI nga një person që kishte interesa biznesi në Evropë, i cili kishte qenë edhe punonjës në shërbimin e inteligjencës në Shqipëri.
sali berisha edi rama arrestohet charles mcgonigal
Politike
23 Janar 2023, 21:06
a.l
Luçiano Boçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luçano Boçi ka publikuar disa mesazhe që vijnë nga puno...
Politike
23 Janar 2023, 21:07
Charles McGonigal
NJU JORK – Ndaj një ish-zyrtari të lartë të kundërzbulimit në FBI janë ngritur akuza për sh...
Politike
23 Janar 2023, 20:52
a.l
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reguar për kallëzimin që ministri i Drejtësisë, Ulsi Ma...
Politike
23 Janar 2023, 20:56
F.M
Marash Logu
TIRANË- Marash Logu ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës. Në një reagi...
Politike
23 Janar 2023, 20:24
F.M
Olta Xhaçka dhe Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë të shprehet në...
Politike
23 Janar 2023, 19:17
F.M
Konviktet
TIRANË- Studentët që jetojnë në godinat e Konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës nuk kan&eu...
Politike
23 Janar 2023, 18:09
a.l
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula është shprehur i tronditur lidhur me lajmet e fundit të lar...
Politike
23 Janar 2023, 17:57
a.l
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka inspektuar Live në te...
Politike
23 Janar 2023, 17:46
a.l
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati për kryetar bashkie i opozitës për kryeqytetin Belind Këlliçi zhvil...
Politike
23 Janar 2023, 17:32
a.l
Ina Zhupa dhe Flutura Açka
TIRANË- Vazhdojnë debatet dhe përplasjet mes deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa dh...