Politike

21 Janari/ Manja kallëzoi në SPAK Berishën, Bashën dhe Prendin për 21 janarin, Braçe: Kërkohet vetëm hetim i paanshëm

Braçe tha se e vetmja gjë që kërkohet tani është hetimi i plotë dhe i paanshëm i SPAK dhe se sipas tij prokuroria e Tiranës nuk duhet të ndërhynte më. 

23 Janar 2023, 20:52 Nga a.l
21 Janari/ Manja kallëzoi në SPAK Berishën, Bashën dhe
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reguar për kallëzimin që ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dorëzoi në SPAK ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha, ish kryedemorkatit, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendit për ngjarjen e 21 janarit. Braçe tha se e vetmja gjë që kërkohet tani është hetimi i plotë dhe i paanshëm i SPAK dhe se sipas tij prokuroria e Tiranës nuk duhet të ndërhynte më. 

“E vetmja gjë që kërkohet tani është hetimi i plotë, gjithëpërfshirës, ligjor, profesional dhe i paanshëm nga SPAK. Po, duhet kurajo! Patjetër, Ndërkohë do ishte mirë që prokuroria që deri më sot ka bërë sehir të mos përzihet më. Boll! E dëshmuan që nuk kishin vullnet të bënin gjë”- shkruan Braçe në reagimin e bërë.

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin e audio-përgjimet e publikuara nga gazetari Artan Hoxha lidhur me tragjedinë e 21 janarit të vitit 2011. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërkon nga SPAK që të hetojë çështjen e '21 Janarit'. Ai ka depozituar një kallëzim për vrasjen e 4 qytetarëve më 21 Janar 2011 duke shtuar se kjo dosje duhet hetuar si vrasje shtetërore. Në kallëzim, Manja akuzon Sali Berishën, Lulzim Bashën e Ndrea Prendin për vrasje e shpërdorim detyre. Kryedemokrati Sali Berisha i ka cilësuar përgjimet si mashtrimet e radhës së ish-kryepolicit Ardi Veliu për opinionin publik. Por nuk e sqaroi përse përmendi emrin e tij. Ai kërkoi që të pyetej Rama për 21 janarin, tragjedi që e konsideroi si një ‘grusht shteti’./ Dosja.al

erion brace

Sondazh

Poll