Politike

Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e Grupit të PD për mandatin e Xhaçkës, Logu: Tashmë Kuvendi është i detyruar të vendosë

Ai shton se me fakte e argumente do të provohet se Olta Xhaçka, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjin, ka përfituar nga pasuria publike. 

23 Janar 2023, 20:56 Nga F.M
Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e Grupit të PD për
Marash Logu

TIRANË- Marash Logu ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës. Në një reagim pas vendimit, Logu shkruan se GJK ka pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike (1/10 së deputetëve), duke shpallur antikushtetuese mbrojtjen politike që mazhoranca synoi t'i bënte deputetes dhe ministres së saj. Ai shton se me fakte e argumente do të provohet se Olta Xhaçka, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjin, ka përfituar nga pasuria publike. 

Reagimi: 

Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike (1/10 së deputetëve), duke shpallur antikushtetuese mbrojtjen politike që mazhoranca synoi t'i bënte deputetes dhe ministres së saj. Tashmë Kuvendi është i detyruar që t'ia dërgojë çështjen Gjykatës Kushtetuese, ku me fakte e argumente do të provohet se Olta Xhaçka, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjin, ka përfituar nga pasuria publike. Vendimi i sotëm është një lajm i mirë se Shqipëria nuk do të bëhet vendi i parë në botë, ku deputetët dhe ministrat shpallen investitorë strategjikë!

Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të shprehet me patjetër për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Kjo pasi, Gjykata Kushtetuese, me vendimin e nxjerrë sot, pas shqyrtimit të dy padive të ngritura nga Partia Demokratike, e detyron Kuvendin që të shprehet mbi këtë çështje. Kushtetuesja ka vendosur pranimin e dy kërkesave të ngritura nga deputetët e Partisë Demokratike, të ndarë në dy grupe duke shfuqizuar raportin e Këshillit të Rregullores. Kuvendi do të duhet të bëjë një raport të ri në lidhje me kërkesat e depozituata nga PD dhe më pas, vendimi i Kuvendit mund të kalojë në Kushtetuese.

marash logu gjykata kushtetuese mandati i olta xhackes

Sondazh

Poll