Politike

Vendimi i Kushtetueses për Xhaçkën, Bardhi: Ramës i duhet ta dorëzojë investitoren e vet strategjike!

Bardhi thotë se ky vendim është vetëm akti i parë i një beteje që do t'i heqë Xhaçkës mandatin e deputetit.

23 Janar 2023, 23:41 Nga F.M
Vendimi i Kushtetueses për Xhaçkën, Bardhi: Ramës i duhet
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është shprehur se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kryeministrit Edi Rama do t'i duhet ta dorëzojë investitoren strategjike, referuar deputetes Olta Xhaçka. Në një postim pa vendimit, Bardhi thotë se ky vendim është vetëm akti i parë i një beteje që do t'i heqë Xhaçkës mandatin e deputetit.

Reagimi i Gazment Bardhit

Edi Rama dështoi për të mbrojtur mandatin e Olta Xhaçkës me një vendim antikushtetues të Kuvendit. Kërkesa jonë që vendimi për vlefshmërinë e mandatit te deputetit i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese u pranua. Tani, Edi Ramës i duhet ta dorëzojë investitoren e vet strategjike me mandat deputeti para Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të shprehet me patjetër për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Kjo pasi, Gjykata Kushtetuese, me vendimin e nxjerrë sot, pas shqyrtimit të dy padive të ngritura nga Partia Demokratike, e detyron Kuvendin që të shprehet mbi këtë çështje. Kushtetuesja ka vendosur pranimin e dy kërkesave të ngritura nga deputetët e Partisë Demokratike, të ndarë në dy grupe duke shfuqizuar raportin e Këshillit të Rregullores. Kuvendi do të duhet të bëjë një raport të ri në lidhje me kërkesat e depozituata nga PD dhe më pas, vendimi i Kuvendit mund të kalojë në Kushtetuese.

gazment bardhi olta xhacka gjykata kushtetuese mandati i olta xhackes

Sondazh

Poll