Politike

LIVE nga trafiku kilometrik i Astirit/ Këlliçi: Miliona euro në rrugën e 'florinjtë' në Unazën e re, realiteti një situatë makthi për qytetarët

Këlliçi tha se për rrugën janë shpenzuar miliona euro, por realiteti në terren është një situatë makthi për mijëra qytetarë.

23 Janar 2023, 17:57 Nga a.l
LIVE nga trafiku kilometrik i Astirit/ Këlliçi: Miliona euro në
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka inspektuar Live në terren trafikun e rënduar të automjeteve në segmentin e Unazës së Re, në Astir. Ai është shprehur se ky është realiteti i qindra mijëra qytetarëve të Tiranës çdo ditë të javës. Këlliçi tha se për rrugën janë shpenzuar miliona euro, por realiteti në terren është një situatë makthi për mijëra qytetarë. 

"Live nga trafiku kilometrik në rrugën e “florinjtë” në Unazën e Re. Ky është realiteti i qindra mijëra qytetarëve të Tiranës çdo ditë të javës. Ora është 17:05. Të gjithë këta njerëz një pjesë kanë mbaruar punë, një pjesë kanë urgjencë dhe çdo ditë në çdo ditë të javës në këtë rrugë që ka kushtuar 22 mln euro kilometri si projekt, bashkia e Tiranës e ka reklamuar si sukses, hasen në këtë trafik. Çdo ditë, në çdo ditë të javës, në orët e para të mëngjesit dhe nga ora 15:00 e deri në 18:00, mijëra makina presin me orë të tëra. Imagjinoni stresin dhe ngarkesën që kanë çdo ditë shoferët. Shpenzime kohe, shpenzime karburanti, shpenzime parash dhe vonesa që iu shkaktohen qytetarëve për shkak të këtij trafiku të rënduar. Kjo situatë është në radhë kilometrike në të gjithë Tiranën. Çdo ditë do të jemi duke treguar live jetën e përditshme të banorëve të kryeqytetit brendësinë e lagjeve, infrastrukturën, rrugën, trafikun, ndërtimet pa leje, kaosin urganistik që i kanë marrë frymën falë një emri që quhet Erion Veliaj", tha Këlliçi.

belind këlliçi

Sondazh

Poll